Monaco është tallur me Barcelonën në rrjetet sociale, pasi e mposhti Paris Saint-Germainin 2:0 në Ligue 1 të dielën, vetëm pak ditë pasi parisienët e kishin shkelur gjigantin katalonas 4:1 në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Niko Kovacit e zbatoi planin në përsosmëri, duke u mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer dhe duke i shfrytëzuar plotësisht mundësitë që iu dhanë, transmeton Gazeta Express.
Sofiane Diop dhe Guillermo Maripan shënuan për triumfin tronditës të Monacos të dielën në Parc dec Princes. Kjo ishte fitorja e dytë e Monacos ndaj PSG-së këtë sezon.
Ekipi i Monacos në rrjetet sociale bëri shkaka me Barcelonën duke i ofruar ndihmë sesi ta mposhtë PSG-në.
Barcelona duhet ta kalojë një mal në ndeshjen e kthimit kundër PSG-së për ta arritur çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Për këtë, Monaco i ka ofruar ndihmë.
“Ne e mposhtëm PSG-në në ndeshjen e parë dhe në atë të dytën”, shkroi Monaco në Twitter.
“Barcelona, nëse keni nevojë për ndonjë këshillë, na shkruani mesazh”.
¡Le ganamos al PSG en la ida y en la vuelta! 🔥
— AS Monaco ES 🇲🇨 (@AS_Monaco_ES) February 21, 2021
Barcelona, si necesitan un consejo envíenos un DM. 📩 pic.twitter.com/nFZomjPeK9