Monaco do t’i konsiderojë të gjitha ofertat që i vijnë për yllin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror, raporton Telefoot.
Bëhet fjalë për Thomas Lemarin, përfaqësuesin e Francës, për të cilin shumë skuadra kanë shprehur interesim edhe në të kaluarën.
Lemar ka qenë objektiv i Liverpoolit dhe Arsenalit në dy afatet e fundit kalimtare.
Në fakt, 22-vjeçari ishte subjekt i një oferte të momentit të fundit nga Arsenali në janar, por e cila u hodh poshtë nga Monaco.