Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizojnë vizitën në Mitrovicë, ku do të monitorojnë rivitalizimin e Urës së Mitrovicës, të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.
Pas vizitës KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajnë tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.