Vincenzo Montella është “shumë krenar” pavarësisht se Milani humbi 3-2 nga Interit.
Tekniku italian beson se kuqezinjtë ishin më të mirët në fushë dhe nuk merituan të humbasin.
“Nëse luajmë me këtë shpirt, nuk do të humbim prapë”, ka thënë Montella për Mediaset Premium.
“D’Ambrosio u tregua shumë i mençur. Të humbasësh një ndeshje si kjo në minutën e 90-të për një rast të atillë, preferoj mos ta shikojë prapë”.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë në pjesën e dytë dhe jam shumë krenuar, kemi luajtur me shpirtin e Milanit. Mënyra si luajtëm është ajo që dua”.
“Është turp që nuk morëm një pikë, por pas kësaj paraqitje mund të ndihemi optimist. E shikoj gotën gjysmë të mbushur dhe dëshirë për të vazhduar projektin”.
Montella në pjesën e dytë zëvendësoi Franck Kessie me Patrick Cutronen dhe kështu ndeshja ndryshoi për të mirë.
“Inter goditi shtyllën në pjesën e parë dhe shënuan, nuk mund t’i ndalnim. Nëse luajmë me këtë shpirt në të ardhmen, ne nuk do humbasim prapë”.
“Mendoj se ndeshja ndryshoi kur ne nxorëm krenarinë dhe vendosmërinë tonë për të treguar vetën. Është vështirë të prezantohet një projekt i ri me kaq lojtarë të rinj, posaçërisht kur nuk ke shumë kohë për të punuar së bashku”.
“Interi ishin vdekjeprurës në kundërsulme me karakteristikat e tyre. Mund të bënim më shumë në pjesën e parë në situata të atilla. Fatkeqësisht ishim të pafat te golat”.
“Nuk mundemi të luajmë me 4-3-3, pasi luajmë çdo tre ditë dhe kemi vetëm Suso dhe Bonaventura në krahë dhe nuk mund të luajmë gjithmonë me ata. Nuk ndryshuam sistemin 3-5-2 për shkak të Leonardo Bonuccit”.
“Skuadra ka kualitete, pavarësisht asaj që thonë mendoj se edhe barazimi nuk do ishte i mjaftueshëm për ne me gjithë ato shanse që kemi krijuar. Mendoj se mundësitë për të përfunduar në top katërshe janë të mundura”, ka shtuar italiani.
https://youtu.be/dq3JVItc83M