Montella është optimist se dalëngadalë Milani do të gjejë formulën e duhur.
Milani humbi 2:1 nga Napoli në xhiron e 12’të, por Vincenzo Montella e sheh këtë si humbje pozitive.
Kjo ishte humbja e gjashtë për Milanin në Serie A, teksa ka arritur gjashtë fitore dhe ka barazuar një herë.
“Mendoj se bëmë paraqitje të mirë, shoh diçka pozitive. U përballem me një Napoli të fuqishëm, sidomos në pjesën ofensive”, tha Montella.
“Jam shumë optimist, nuk e di pse. Mendoj se tashmë e kemi kaluar pjesën më të vështirë të sezonit dhe shoh gjëra pozitive. I qëndroj pas asaj se këta lojtar do të përmirësohen dhe do të na japin rezultate më të mira për të shkuar përpara”, shtoi Montella.