Morena Taraku së fundi i është bashkuar iniciativës ndaj kompanisë Apple për vendosjen e Kosovës në hartë.
Këtë apel, këngëtarja e bëri duke publikuar një video emocionuese me fotografi të përmbledhura nga lufta.
Ndër të tjera, në atë video shfaqet edhe imazhi nga vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Cllinton në Kosovë.
“Vendosni Kosovën në hartë”, ka shkruar ajo sipër videos që e ndau në rrjete sociale.
Kujtojmë se kësaj nisme i janë bashkuar edhe emra të njohur si Dua Lipa dhe Rita Ora.