Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika.
Artistja nga Peja këto ditë është rikthyer në Kosovë, gjersa siç shihet po punon në një studio muzikore në Prishtinë.
Autorja e këngës “Bad Girl” ka hedhur një postim në InstaStory, me anë të të cilit njofton se po rikthehet sërish.
“Jam rikthyer te jeta ime”, ka shkruar ajo bashkangjitur një ‘emoji’ që simbolizon muzikën.
Kthimi i Tarakut në skenë vjen prej më shumë se dy vitesh pas lansimit të “Alexander”, që e solli gjegjësisht në nëntor të vitit 2020.
30-vjeçarja deri më tani ka sjell disa bashkëpunime me emra të njohur si: Stresin, Feron, Sabri Fejzullahun, Aida Doçin etj.