Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Artistja, e cila që një kohë është zhvendosur në Turqi, ka njoftuar fansat se në fillim të muajit nëntor publikon këngën e re.
Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se kënga mban titullin “Alexander”.
Sipas një postimi të ndarë në InstaStory nga reperi Stresi në përkrahje të bukuroshes, thuhet se projekti lansohet më 5 nëntor në ora 20:00.
Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar asnjë sekuencë dhe fragment i shkurtër i këtij klipi.
Pavarësisht kësaj, presim të shohim se çfarë do na sjellë dhe çfarë ka përgatitur artistja 26 vjeçare.