Këngëtarja Morena Taraku, nuk ka shpenzuar asnjë cent për veturën luksoze të saj “Bently” e cila kishte kushtuar rreth 250 mijë euro.
Gazeta Sinjali raporton se , Morena Taraku, kishte përfituar veturën luksoze me kushtin e vetëm që kompaninë ta reklamonte në Instagramin e saj.
Taraku do të duhej ta reklamonte për 10 vite në Instagramin e saj kompaninë prej nga e kishte marrë veturën.
Por përkundër ‘pazarit’ të favorshëm që Taraku kishte përfituar këtë veturë luksoze asaj i është sekuestruar gjatë ditës së sotme veturën.
Në fakt kjo veturë e Tarakut ishte karakterizuar edhe më një skandal tjetër gjatë sjelljes në Kosovë. Taraku e kishte proklamuar si veturë të re, për ta shmangur doganimin.
Ndërkohë, Dogana e Kosovës kishte gjetur se vetura “Bently” është kishte qenë e përdorur dhe se për doganimin e saj ishte dashur të paguante 57 mijë e 416 euro.