Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka tash e sa kohë që po shijon disa ditë të mira qëndrimi në Tajlandë.
Ajo ka vendosur t’i kalojë pushimet në këtë vend, në fillim të janarit duke shijuar motin e ngrohtë që po mbizotëron atje.
Taraku vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe nga pushimet luksoze, teksa nuk kanë munguar edhe fotografitë provokuese në bikini.
Një të tillë, e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini të bardha, ndërsa është hipur mbi një varkë.
Duke treguar linjat perfektë trupore dhe tatuazhet e shumta, Morena ngacmoi më shumë se që duhet imagjinatën e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, shumë prej të cilëve e komplimentuan për fizikun e saj.