Këngëtarja Morena Taraku, vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi ndau disa poza atraktive para pasqyrës, në të cilat u shfaq e veshur me një palë xhinse blu.
Këto xhinse me disa elemente të markës Gucci kanë një vlerë të madhe dhe sipas faqes “What They Wearin” kushtojnë hiç më pak se 485 euro.
Ndërkohë taket kafe të markës Bottega Veneta kanë një vlerë po ashtu të madhe, teksa kushtojnë 990 euro.
Ndonëse shquhet për jetën luksoze, artistja shqiptare befason shpesh fansat me ndryshimet dhe befasitë që herë pas here sjell.