Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.
Përmes ndryshimit që ka bërë në dukje, ajo vazhdimisht po sjell imazhe tërheqëse, të cilat po komentohen nga fansat.
Derisa edhe po punon në projektet e reja, bukuroshja brune ka kohë që të realizojë edhe poza provokuese.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Morena ka ndarë një fotografi, ku shihet e veshur me plot stil.
Pozat ajo i ka marrë para pasqyrës, duke vënë në pah vetëm të pasmet e formësuara, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
Në këtë rast ajo kishte fshehur fytyrën, duke fokusuar vetëm tiparet e tonifikuara trupore.
Ndërkaq, “Alexander” mbetet hiti saj i fundit, që u prit mirë nda admiruesit e muzikës së saj.