Në Prizren është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka falsifikuar dokumentet për aplikim për kartelë identifikuese, me qëllim të përfitimit personal.
I dyshuari përmes këtij aktiviteti ka marrë kredi nga një institucion në vlerë prej 2000 euro duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të rrejshme.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.