Doktorët kanë arritur deri te konstatimet e mahnitshme
Nëse e zieni ujin një herë, ai bëhet më i pastër dhe më i sigurt për ta pirë, mirëpo nëse atë proces e përsëritni edhe një herë, rrezikoni të shkaktoni probleme në stomak.
Me vlimin e ujit dy herë mineralet e shëndetshme të cilat gjenden në të bëhen të dëmshme, veç kësaj, krijohen edhe gurëz në enë në të cilën uji zihet, ndërkaq ajo është shkaktari kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka.
Nitratet
Ato gjenden edhe në ujë, edhe në ajër, edhe në tokë, mirëpo bëhen të rrezikshme nëse u ekspozohen temperaturave të larta.
Temperaturat e larta i shndërrojnë në nitrozamine të cilat janë kanceroze, ndërkaq mjekët i lidhin me shfaqjen e kancerit të vezoreve, zorrës së trashë dhe lukthit.
Fluoridet
Fluoridet në ujë paraqesin rrezik për shëndetin, posaçërisht janë të rrezikshme për zhvillimin neurologjik dhe kognitiv të fëmijëve.
Është publikuar studimi i cili ka treguar që prania e fluorideve në ujë është e lidhur me koeficientin e ulët të inteligjencës te fëmijët, ndërkaq edhe me shkallën e ulët të fertilitetit.
Arseniku
Arseniku është substancë, e cila gjendet në tokë dhe në ujë si pasojë e ndotjes nga pesticidet, si dhe e ndotjes së mjedisit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konstaton që rreziku më i madh në ujë është arseniku i cili çon deri te helmimi, problemet me organet e tretjes, diabetin, por edhe deri te sëmundjet kardiovaskulare.