Mos i hudhni lëvoret e portokallit

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 16:16 | Nga

Portokalli është një nga frutat më të preferuar në botë. Portokalli nuk është vetëm i shijshëm, por ka edhe shumë benefite në konsumimin e tij.

Madje, përpos pjesës së brendshme të portokallit, edhe lëvorja e tij ka shumë përfitime.

Më poshtë shihni disa përfitime nga lëkura e portokallit që do t’iu bëjnë që të mos i hidhni ato asnjëherë, transmeton Klan Kosova.

Lëkura e portokallit ndihmon me lëkurën

Nëse dëshironi që lëkura juaj të shkëlqejë, atëherë përdorni lëvoret e portokallit si sfungjer. Të përdorësh lëvoren e portokallit është metoda më e lehtë dhe efektive për të pasur lëkurë të butë dhe plot shkëlqim.

Largoni insektet

Nëse keni probleme me insektet që futen nga dritarja juaj, atëherë mund të vendosni lëvoren e portokallit afër dritares dhe e keni të sigurt se insektet do të rrinë larg jush.

Lëvoret e portokallit kanë disa përbërës që mushkonjat dhe të gjitha insektet tjera nuk mund t’i bëjnë ballë.

Largoni aromat e këqija

Nëse dëshironi që këpucët tuaja të mos mbajnë aromë të keqe, atëherë vendosni brenda tyre lëvore portokalli. Ato do të absorbojnë aromën e keqe nga këpucët tuaja.

Por, përpos në këpucë, ju mund të vendosni lëvoret e portokallit edhe në vende të tjera ku nuk ka aromë të mirë.

Përdorni lëvoret e portokallit për pastrim

Bëni një përzierje prej lëkurës së portokallit dhe uthullës dhe atë vendoseni në një kavanoz me kapak. Lëreni kavanozin të qëndrojë në ngrirje për disa javë, duke e përzier atë kohë pas kohe.

Kur të mendoni se kjo përzierje është gati, atëherë vendoseni në një shishe me sprej, për të përfituar kështu një pastrues shumë të mirë për dyshemetë dhe dritaret.

Freskon ambientin

Lëvorja e portokallit ka aromë shumë freskuese, prandaj mund ta përdorni edhe brenda ambientit të shtëpisë.

Në fillim duhet të thani lëvoret e portokallit në furrë. Më pas bluani ato dhe vendoseni në letra të vogla, në formë të çantëzave të vogla.

Këto “çanta” mnd t’i vendosni brenda dollapit, dhomës ose banjove tuaja.

Krijoni qiri nga lëvoret e portokallit

Në fillim duhet ta ndani porokallin në dy pjesë të barabarta, në formë të dy gjysmë rretheve.

Kur e largoni pjesën e brendshme të portokallit, hidhni vaj brenda dhe kështu e keni krijuar vetë qirin tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme