Kryeministri e porositi popullin që t’i injorojnë të gjithë ata që thonë se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore!
Kushdo që thotë se janë ngritur çmimet e ushqimeve këtë të vërtetë e thotë për inat të qeverisë, dhe ka për qëllim që t’i nervozojë popullin dhe të përhap panik.
Pra, shqiptarëve po u bjen ta injorojnë edhe vetveten, sepse edhe vetë po besojnë se janë ngritur çmimet.
Kanë kaq dije shqiptarët, sa vetë ta zbulojnë se janë ngritur çmimet, pa pasur nevojë të na tregojë askush, i njohin çmimet gjindja…
Por ama mbasi po thotë Kryeministri t’i injoroni ata që ju tregojnë (juve injorantëve) se janë ngritur çmimet, vendosni vetë, a do t’i besoni vetes a Kryeministrit.
Se nuk mund të ketë dy të vërteta: ose janë ngritur çmimet ose s’janë ngritur.
Albin Kurti mendon se e vërteta u takon vetëm atyre që janë njerëz të mirë.
Sipas tij, opozita është e poshtër, prandaj nuk ka të drejtë ta thotë të vërtetën që janë ngritur çmimet.
Albin Kurti ju fton t’i injoroni çmimet e larta të ushqimeve, të qeshni me ato çmime, dhe me durim e me qetësi t’i paguani çmimet sado të larta të jenë.
Mos i besoni skamjes suaj, por besojini qeverisë, që ju këshillon të bëni gajret!
Se, kqyrim naj pako a diçka bëjjmë ndërkohë, tha Kryeministri.
Çmimet, sipas tij, janë ngritur, edhe sepse shqiptarët po blejnë rezerva ushqimore.
P.S. He is lying.