Mos ndoshta zgjedhjet janë afër – Kurti heq kravatën dhe flamurin shtetëror, mban tubim partiak në diasporë

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët në Berlin të Gjermanisë

Nga fotot që i ka postuar Lëvizja Vetëvendosje nga ky takim bie në sy se Kurti, si rrallëherë prej se është bërë kryeministër, ka hequr kravatën dhe mban fjalim i veshur me një xhemper. Dhe në sfond ka vetëm flamurin kombëtar dhe jo atë shtetëror të Kosovës.

“Mërgata jonë vazhdon të jetë motor qendror për zhvilimin ekonomik dhe demokratik të Republikës tonë”, thuhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri Albin Kurti takon bashkatdhetarët në Berlin!

Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj, ministrin, Hajrulla Çeku, dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Gjermani, Fahri Beqa, zhvilluan sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë takim të përzemërt u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit, si dhe u prezantuan të arriturat përgjatë këtyre dy vjet e nëntë muajve në qeverisje. Krahas miratimit të ligjit që ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës tonë, kyçjes së të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci, dhe investimeve që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë, në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankadi.

Mërgata jonë vazhdon të jetë motor qendror për zhvilimin ekonomik dhe demokratik të Republikës tonë.

Të ngjashme