Kur ju i dërgoni një email një kolegu apo klienti, ju dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie miqësore me të.
Megjithatë, një studim i fundit këshillon që ju duhet të tregoheni të kujdesshëm kur ju shkruani një email.
Kërkues nga BGU, Universiti i Haifës dhe Universiteti i Amsterdamit gjetën se përdorimi i emojis në email-e pune mund t’i bëjë kolegët tuaj të mendojnë se ju jeni më pak kompetentë, gjë që mund ta bëjë më pak të mundshme ndarjen e informacioneve me ju.
Lexoni: Këto janë mënyrat më të mira dhe më të këqija për të nisur një email
Kërkuesit ndërmorën një sërë eksperimentesh me 549 pjesëmarrës nga 29 vende të ndryshme.
Në një eksperiment, pjesëmarrësve ju kërkua që të lexonin një email nga një i huaj dhe të vlerësonin kompetencën dhe ngrohtësinë tek ai person.
Të gjithë pjesëmarrësve ju dërguan mesazhe të ngjashme, por vetëm disa prej tyre përfshinin smiley emojis.
“Përfundimet tona japin provën që në kundërshtim nga të qeshurat reale, emojis nuk e rrisnin perceptimin e ngrohtësisë dhe ndërkohë e ulin perceptimin e kompetencës” – u shpreh dr. Ella Glikson, nga Departamenti i Menaxhimit, tek BGU. “Në email-et zyrtare të biznesit, një buzëqeshje me emoji nuk është një buzëqeshje”.
Studimi gjeti gjithashtu se kur pjesëmarrësve ju kërkua t’u përgjigjeshin email-eve të punës, u ndanë më pak informacione me përdoruesit e buzëqeshjeve virtuale.
Eksperimenti demonstroi përcaktimin e gjinisë së dërguesit nisur nga përdorimi i emojis.
Kur gjinia e dërguesit ishte e panjohur, marrësit kishin më shumë gjasa të mendonin se email-i ishte dërguar nga një femër nëse në të ishte përdorur një smiley.
“Njerëzit kanë tendencën të supozojnë se një buzëqeshje është një buzëqeshje virtuale, por përfundimet e këtij studimi treguan se në rastin e vendit të punës, gjatë shkëmbimit të email-eve të para, kjo është e pasaktë”, – tha Glikson.
“Të paktën, një buzëqeshje mund të zëvendësojë një buzëqeshje kur ju e njihni personin tjetër. Në komunikimet e para, është më e këshillueshme të shmangni përdorimin e smileys, pavarësisht moshës dhe gjinisë”.