Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të rënda me zemrën. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Kolegji Universitar i Londrës, i cili tregon se njerëzit që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë 40% më të rrezikuar që të vuajnë nga ritme të çrregullta të zemrës, krahasuar me ata që punojnë 35 deri në 40 orë.
Dihet që turnet me orar të zgjatur rrisin rrezikun e goditjes në tru, ndërsa për lidhjen me problemet e ritmit të zemrës – njohur me terma mjekësore si fibrilacion atrial – nuk është ditur më parë.
Studimi i kryer tek më shumë se 85,500 britanikë dhe skandinavë, zbulo se personat që punon me orare të zgjatura ishin më të rrezikuar nga fibrilacioni atrial gjatë dekadës së ardhshme.
Rezultatet e studimit, të publikuara tek Revista Evropiane e Zemrës, zbuluan se për çdo 1000 persona në studim, ndodhnin 5.2 raste më shumë të fibrilacionit atrial tek ata që punon me orare të zgjatura.
Fibrilacioni atrial është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe mund të çojë në goditje në tru, sulm në zemër apo zhvillimin e demencës.
Autorja kryesore e studimit, profesoresha Mika Kivimaki, nga Kolegji Universitar i Londrës, thotë: “Këto rezultatet tregojnë se oraret e zgjatura në punë lidhen me një rrezik të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial, aritmia më e zakonshme kardiake.