“Mos u afro se t’vraj”, Fero me truprojë sulmojnë producentin Jetmir Agaj në studion e tij

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Sinjali mëson se Jetmir Agaj për momentin është duke u  intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

Sinjali do t’iu mbajë të njoftuar për rastin.


Të ngjashme