Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbi moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, duke theksuar se kjo është një pasojë e lidhjeve të ngushta të kësaj partie me krimin dhe terrorizmin shtetëror serb, raporton Ekonomia Online.
Kurti në konferencën për media ka deklaruar se Lista Serbe ka lidhje me Milan Radoiçiq, duke shtuar se përderisa ai nuk dorëzohet tek autoritetet e Kosovës, kjo listë do të mbetet e lidhur me veprime dhe shkelje që pengojnë integrimin e serbëve në Kosovë.
“Për aq kohë që Milan Radoiçiq nuk dorëzohet tek institucionet e Kosovës, Lista Serbe do të jetë krahu politik i tij dhe terrorizmi shtetëror serb. Unë besoj që Lista Serbe është pengesa më e madhe e integrimit të vërtetë të serbëve në Kosovë. Prej djegies të veturave e pronave e rrahja e serbë që integrohet deri tek ngacmimet kërcimet e shantazhet këto e mbajnë edhe nënshkrimin edhe vulën e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.