Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar partinë e tij për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Ky vendim u mor pas deklaratave nacionaliste të bëra nga Ellek gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Ellek ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka urdhëruar moscertifikimin e Listës Serbe, me qëllim që të pengohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje.
Ai e cilësoi vendimin të pa-bazuar në ligj dhe e konsideroi si një provë se Kurti dëshiron të eliminojë serbët nga territori i Kosovës.
“Mendoj se një gjë e tillë është bërë më urdhër të Albin Kurtit, në mënyrë që të përfitoj lehtë disa poena politikë. Do të jem i qarte kësaj radhe. Ky vendim nuk ka bazë në ligj dhe pasqyron faktin se sa shumë Kurti dëshiron t’i eleminoj serbët nga këto hapësira. Kjo është dhunë institucionale dhe juridike ndaj popullit serb dhe Listës Serbe sepse Kurti nuk dëshiron t’i shoh në Parlamentin e Kosovës, sepse dëshiron që aty t’i ketë serbët e degjueshëm siç është i ashtuquajturi ministër Nenad Rashiq… Dua nga këtu të përsëris se kërcënime të tilla neve nuk ka pengojnë që ne me të gjitha mjetet demokratike të luftojmë për popullin tonë”, tha Elek.
Elek ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në për sic tha ai, gjykimin e një vendimi të tillë.
“Prandaj gjatë ditës do t’i dërgojmë ankesë PZAP-së dhe nga ta pres një vendim të qartë i cili do ta hedh poshtë këtë vendim të Kurtit i cili është anti demokratik dhe anti serb. Ju shpreh falënderim njerëzve nga ambasada e SHBA-së dhe përfaqësuesve të BE-së për gjykimin e një vendimi të tillë”, ka thënë Elek.