Mosftesa e Kosovës në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka ngjallur reagime të shumta, madje edhe qytetarët po e shohin me shqetësim këtë fakt.
Rasim Bytyqi po e kritikon Qeverinë, duke theksuar se mospjesëmarrja e Kosovës në Samit po e dëmton imazhin e vendit.
Sipas tij, Qeveria po bënë gabime dhe është e papërgjegjshme në vendimet që po i merr.
“Mospjesëmarrja e Kosovës në samit është e dëmshme. Na duhet me marr pjesë në çdo samit sidomos kur janë në pyetje ShBA. Qeveria po bënë shumë gabime dhe është e pandërgjegjshme sepse janë të rëndësishme këto samite. Po prishet shumë imazhi i Kosovës dhe duhet pjesëmarrja në çdo samit”.
Përderisa Blerim Krasniqi thonë se Kosova duhet t’i kryejë fillimisht punët brenda e mandej të mendoj pjesëmarrjen në samite të tilla.
Edhe pse sipas tij, për ta bindur Amerikën duhet të punohet shumë.
“Ne duhet njëherë punët tona me i kryer brenda përbrenda pastaj me filluar çka po ndodh në arenën ndërkombëtare. Për t’i bindur Amerikën duhet të punojmë më shumë. As Qeveria Kurti dhe qeveritë tjera nuk mund ta hidhërojnë Amerikën. Ne duhet t’i kryejmë detyrat tona”.
Shyqri Dumani tha se edhe pse vendet e Ballkanit nuk janë ftuar në këtë Samit, kjo nuk do të thotë se Amerika është “ftohur” nga ne.
Madje ai është i bindur se Amerika nuk largohet nga Kosova, por që duhen angazhim konkret nga të gjithë, raporton EO.
“Asnjë vend Ballkanit nuk është ftuar në Samit vetëm shtete e mëdha. Kështu që nuk është ofendim pse Kosova nuk është thirrur në Amerikë dhe ne mendojmë që Amerika i di më së miri këto gjëra ma sesa ne që i dimë punët tona. Prandaj këtu nuk ka hatër ndaj Amerikës”.
“Kjo është paragjykim Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, por ne duhet të punojmë më tepër. Qeveria s’ka arsye me reaguar pse Kosova nuk është thirr në samit edhe nuk bënë me reaguar. S’ka bazament me e kritiku Amerikën pse nuk është thirr Kosova jemi vend i vogël dhe nuk është thirr as Serbia, as Bosnja. Amerika qëndron prapa nesh”.
Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar dje listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë nuk jepen detaje për listën e vendeve të ftuara në samit.
Shtëpia e Bardhë tha se samiti është “një mundësi që udhëheqësit botërorë të flasin për sfidat me të cilat përballet demokracia, të dëgjojnë njëri -tjetrin dhe qytetarët e tyre si dhe të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar”.