Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-s në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli.
Që të mbash miqësinë bëhet e vështirë, sidomos kur familjet dhe karriera nisin që të peshojnë dhe të kërkojnë një angazhim të madh.
Por kërkuesit i kanë dhënë një goditje të fortë moshës së saktë që përcakton se kur ne nisim që të takojmë më pak miqtë, e të zbehim marrëdhëniet shoqërore.
Dhe kjo moshë është më herët se sa mendohej. Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-së në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli.
T’i përgjigjesh pyetjes se sa miq ka një individ, është e vështirë.
Shumica e njerëzve as që nuk e kanë idenë sesa shokë kanë. Kështu që studiuesit vendosën që të aplikonin një metodë duke përdorur telefonat celularë gjatë periudhave të caktuara të kohës, të cilat varionin nga një muaj deri në një vit.
Thirrjet telefonike u mblodhën nga operatorët telefonikë evropianë për 3.2 milionë përdorues, për të cilët mosha dhe gjinia u bënë të disponueshme.
Në moshën 25-vjeçare, njerëzit e të dyja gjinive telefononin më shumë persona të ndryshëm rregullisht, e kjo do të thotë të paktën një herë në muaj në moshën 25-vjeçare.
Kërkuesit vunë re se djemtë e rinj telefononin më shumë individë të ndryshëm sesa vajzat dhe ideja e tyre është se kjo sjellje e djemve ka të bëjë me kërkimin e tyre për partnere seksuale, gjë e cila ndryshon më vonë me rritjen e moshës.
Por në një moshë tjetër të rëndësishme, femrat fitojnë garën ndaj burrave sa i përket numrit më të madh të kontakteve sociale dhe kjo tendencë vazhdon deri në moshën 90-vjeçare.
Mosha ku femrat kanë më shumë shoqëri sesa burrat është 39. Gjatë kësaj kohe, shumica e personave thjesht telefonojnë një numër të pakët personash rregullisht. Burrat telefonojnë rreth 12 persona të ndryshëm në muaj, kurse femrat rreth 15.
Rreth moshës 45 deri në 55 vjeç, nivelet e miqësisë nisin që të pakësohen për të dyja gjinitë, por gratë prapë kanë më shumë kontakte sesa burrat.
Është e kuptueshme që jo të gjithë ata që telefonohen nuk janë miq, por kërkuesit thonë se zbulimi i tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me studime të tjera, të cilat janë bërë nga kontaktet ballë për ballë.
Media sociale mund ta ketë ndryshuar konceptin për miqësinë, por tani për tani, një pjesë e mirë e njerëzve e kuptojnë miqësinë, duke telefonuar shokun e tyre dhe duke lënë një orar për të pirë një kafe.