Mosimportimi i veturave e heqja e tatimit për pajisjet e IT-së ul për 70 milionë € të hyrat e Doganës

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri në fund të vitit Dogana e Kosovës do të inkasojë 70 milionë euro më pak se në vitin 2007, kjo për shkak të mos lejimit të importimit të veturave më të vjetar dhe 10 vjet dhe lirimit nga tatimi për pajisjet e IT-së, raporton Ekonomia Online.

Bahri Berisha drejtor i Doganës së Kosovës në Komisioni për Buxhet dhe Financa, në kuadër të procesit të monitorimit të realizimin e planit të të hyrave, për tremujorin e parë të vitit 2018, tha se Dogana e Kosovës në krahasim me vitin e kaluar do të ketë 70 milionë euro me pak të hyra.

“TVSh merr pjesë në importin e mallrave me 52%. Vetëm veturat do të ketë efekt 40 milionë euro. Deri në fund të vitit pritet të ketë 70 milionë më pak të hyra shkakun importit të veturave të veturave dhe lirimi nga pajisjet e IT-së.

“…Dogana është e pranishme edhe në veri. Nuk jemi prezent në patrullime kjo për shkak të sigurisë, nuk jemi në patrullime as në qytet. Doganieret shkojnë  me vetura, ndërrimet janë 24 orësh”.

Kurse Sakip Imeri drejtor i Administratës Tatimore, para komisionit përmendi shlyerjen e borxheve. Kur foli për të hyrat ai tha se kanë realizuar më shumë.

“Një fushë tjetër që ka çështje ligjore është pjesa e borxheve. Është sfidë për Administratën çështja e shlyerjes së borxheve për vitet e kaluara. Këtë vit kemi 16.8 milionë euro të inkasuar nga mbledhja e detyrueshme”.

“Çështje tjetër që vlen të përmendet është edhe rimbursimit. Kjo metodë ashtë më lehtë e menaxhueshme nga ATK. Shuma e rimbursimit që ka shkuar në gjepin e qytetarit janë 28 milionë euro që nga fillimi”.

Ky institucion 80 zyrtarë i ka me probleme shëndetësore, kurse ka të punësuar 782 persona.

“782 të punësuar, nga java e kaluar i kemi edhe 33 zyrtare të tjerë ka vend edhe për 12 zyrtare të tjerë. 80 zyrtarë janë që kanë probleme shëndetësore”.

 

Të ngjashme