Skepticizmi i rusëve ndaj vaksinave po bën që i gjithë vendi të përjetojë ditët më të errëta të gjithë periudhës së pandemisë. Kjo e premte shënoi një tjetër rekord të dyfishtë shifrash me 1064 të vdekur me mbi 37 mijë infektime të reja.
Shtimi i presionit në spitale bëri që autoritetet në Moskë të rikthejnë bllokadën e ashpër, duke mbyllur të gjitha aktivitetet jo-jetike duke nisur nga 28 tetori.
Paralelisht nga 30 Nëntori, Presidenti Vladimir Putin shpalli një javë pushim në të gjithë vendin, për të frenuar ritmet e përhapjes së infektimeve.
Në qendrat e vaksinimit, të rrallë janë qytetarët që shkojnë për të injektuar dozat, teksa Rusia ka ndër nivelet më të ulëta të vaksinimit të popullsisë, në 36%. Kur pyeten nëse janë vaksinuar apo jo, qytetarët e shfaqin hapur skepticizmin.
“Sigurisht që jo. Nuk i dihet se çka brenda vaksinës”.
Infektime rekord edhe në Britaninë e Madhe me që këtë 24-orësh arritën në mbi 51 mijë raste, niveli më i lartë prej mesit të Korrikut.
Një ndër shkaqet mendohet të jetë qarkullimi i variantit të ri Delta Plus, por falë vaksinimit masiv, vdekshmëria mbetet në nivele të ulëta. Ndërsa Izraeli është shembull i qartë se duhet një dozë e tretë për të frenuar edhe valën e infektimeve.