Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë një aksion për mbylljen e lojërave të fatit në Podujevë.
Nga ky aksion i Policisë gjashtë persona janë arrestuar, ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Me datë 24.08.2019, Njësitet policore te Podujevës, te mbështetur nga Njësiti për reagim te shpejte, kane zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“.
“Në këtë operacion janë arrestuar gjashte persona të dyshuar, te cilët pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë dërguar ne mbajtje.”
“Gjate këtij operacioni janë sekuestruar ne cilësinë e provave materiale ,
13- shtëpiza kompjuteri,
5 printerë si dhe gjësende te tjera qe mund te shërbejnë si dëshmi për rastet ne fjale.
Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti te kaloj ne institucionet kompetente.”, tha Ahmeti.