Një këmbësor ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Sipas njoftimit të Policisë viktima është goditur nga një veturë. Policia ka arrestuar vozitësin mashkull kosovar. “Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 22.11.2024 – 17:05. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që më veturë nga pa kujdesia ka […]
Vdes një këmbësor në Rahovec, u godit nga një veturë

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të Policisë viktima është goditur nga një veturë.
Policia ka arrestuar vozitësin mashkull kosovar.
“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 22.11.2024 – 17:05. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që më veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu njoftohet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.















