Mosmiratimi i projektligjit për investime strategjike, dëmton Kosovën

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 15:28 | Nga

Mosmiratimi i projektligjit për investime strategjike për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm gjatë seancës së kaluar, ka zgjuar shumë debat mes partive në pushtet.

Madje u tha se një gjë e tillë mund të çoj deri në prishjen e koalicionit LDK-PDK, meqë dy partitë në koalicion akuzonin njëra tjetrën për këtë dështim, i cili ka rëndësi të madhe për investimet në Kosovë dhe ekonominë e saj.

Për miratimin e këtij projektligji, nga 89 deputetë të koalicionit, ishin vetëm 40 prej tyre që votuan, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Edhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se një vonesë e tillë nga ana e deputetëve shkon vetëm në dëm të ekonomisë së Kosovës dhe zbeh gjasat për investime.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës thotë për lajmi.net se ështe për keqardhje që pas punës se bërë në harmonizimin e të gjitha dispozitave të projektligjit me kërkesat e BE-së, akterëve të tjerë dhe pritjeve të gjata për një ligj i cili do të mundësonte një komunikim me fleksibil ndërmjet investitorëve potencialë strategjikë dhe qeverisë, të vihet në situatë kur projektligji nuk kalon dhe oferta e vendit para investitoreve nuk pasurohet.

“Nuk mund të komentoj për arsyet qe kanë çuar në një dështim të tillë, megjithatë ajo cfarë do të donim të shihnim është që legjislativi dhe politika në përgjithësi të vihet në funksion të permirësimit të mjedisit për të bërë biznes dhe rrjedhimisht te zhvillimit ekonomik dhe jo të shndërrohet në pengesë të reformave aq shumë të kërkuara”, thekson Zeka.

Tutje, ai shpjegon se duhet kuptuar që vendi është në konkurrencë të ashpër me shtetet e tjera të rajonit për terheqje të investimeve të huaja direkte dhe secila vonesë në pasurimin e ofertës i zbeh edhe gjasat që të konkretizohen investimet e investitorëve potencialë që kanë shprehur interesim për të shtrirë ose nisur operacionet e tyre në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme