20 milionë eurot e ndara nga Qeveria – Zeka: Bizneset kanë nevojë për më shumë mbështetje

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se mjete e ndara prej 6 milionë euro nga Qeveria për bizneset janë të mirëseardhur.

Zeka në një intervistë për EKonomia Online, shtoi se për shkak të ndikimit të madh të pandemisë : bizneset kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Tutje, ai u sugjeron institucioneve  që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e sektorit privat ashtu që të identifikojmë nevojat më reale që shteti duhet tu ofrojë këtyre ndërmarrjeve.

“Secili vendim i Qeverisë i cili parasheh përkrahje financiare qoftë për ndërmarrjet apo edhe qytetarët e prekur nga aktivitet kufizuese pas Covidit natyrisht që janë masa të cilat duhet përshëndetur. Për sa i përket shumicës së këtyre masave përkrahëse ne si përfaqësues të biznesit do të kishim dashur të shihnim më shumë duke ditur ndikimin negativ që ka pasur pandemia në ndërmarrje të sektorit privat dhe në ekonomi”.

“Secila masë është e rëndësishme për mbajtjen në nivel të kërkesës agregate dhe rrjedhimisht të mbajtjes gjallë të aktiviteteve të ndërmarrjeve private në vend. I sugjerojmë Qeverisë, ministrisë së Financave, të Tregtisë dhe Industrisë që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e sektorit privat ashtu që të identifikojmë nevojat më reale që shteti duhet tu ofrojë këtyre ndërmarrjeve”.

Sipas tij, prioriteti kryesor i Qeverisë duhet të jetë sigurimi i vaksinave dhe vaksinimi masiv, raporton EO.

“Prioritet duhet të jetë sigurimi më i shpejtë i vaksinave dhe kryerja në kohë më të shpejtë i vaksinimit të popullit dhe segmenteve më të ndjeshme ashtu që të jemi në gjendje të hapim jo vetëm ekonominë por edhe jetën sociale dhe ti kthehemi normaliteti sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të ngjashme