Të rinjtë e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Kosovë, kanë vështirësi të gjejnë punë në Serbi, pasi atyre nuk iu njihen diplomat.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshje në nivel teknik, por shumë nga to mbeten të pazbatuara për shkak se mungon vullneti nga të dy palët.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë viktimë e raporteve Kosovë-Serbi, transmeton REL.
Kosova dhe Serbia kanë arritur më shumë se 20 marrëveshje teknike, duke përfshirë edhe njohjen e diplomave universitare.
Shumë nga këto marrëveshje ende nuk zbatohen, sepse mungon vullneti nga të dy palët.