Mbrojtësi i krahut të djathtë, kosovari Florent Hadërgjonaj nuk është përfshirë në listën e zgjeruar te Përfaqësuesja e Zvicrës për botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot Koha Ditore.
Seleksionuesi Vladimir Petkoviq të martën ka publikuar listën me 35 futbollistë, në mesin e të cilëve nuk është Hadërgjonaj që këtë edicion ka luajtur me goxha sukses në Premier League, me fanellën e Huddersfieldit.
23-vjeçari, tek ekipi anglez regjistroi 27 paraqitje në të gjitha garat dhe pati dy asistime, por kjo nuk mjaftoi të merret parasysh nga Zvicra.
Ai muaj më parë, pas shumë muajsh hamendje, vendosi të përfaqësojë Zvicrën para Kosovës që i bëri disa herë oferta. Shpresa e tij ishte Botërori “Rusia 2018”.