Mosratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës do të rrezikojë ekzekutimin e mjeteve financiare nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Sipas Ministrisë së Financave mosvotimi i këtyre fondeve do të ndikojë në funksionimin e sektorit privat dhe do të dërgoje në humbje të vendeve të punës.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se nuk mund të bëhet implementimi i pakos pa u rishikuar buxheti.
Sipas Krasniqit, mosratifikimi i marrëveshjeve kthen mbrapa komplet buxhetin.
E siç tha ai për të gjetur fonde në implementimin e pakos, do të ketë shkurtime drastike të pjesa e investimeve si dhe të pagat e sektorit publik.
“Që në fillim të hartimit të pakos fiskale emergjente është bërë me dije që kjo pako mund të implementohet në tërësi vetëm në rast se bëhet rishikimi i buxhetit. Për tu implementuar komplet pakoja duhet rishikimi i buxhetit në mënyrë që pozicioni që nga bëhen pagesat për masat që kanë qenë dhe janë në kuadër të planit të rimbushen, e atë mundësi e ka vetëm Kuvendi”.
“Kjo ka të bëjë edhe me marrëveshjet ndërkombëtare për arsye se është vit specifik, të hyrat e rregullta buxhetore priten të zvogëlohen, projeksionet janë rreth 232 milionë. Muajit të parë ende nuk janë kryer pagesat dhe në rishikim i kemi vendos të gjitha fondet që kanë të bëjnë më pakon për rimëkëmbje ekonomike, duke përfshirë edhe pjesën e pagesave që duhet të jetë për punëtorët 170 euro dhe për ata që kanë humbur vendin e punës dhe pagesa e qerave. Momentin që rishikimi përfundon ne jemi të përgatitur fondet, janë aty”, ka thënë Krasniqi.
Mes tjerash, Krasniqi deklaroi se vendi do të kthehet mbrapa, e që sipas tij, fondet e projektuara prej 620 milionë euro nuk do të jenë më.
Madje thotë ai se do të reduktohet edhe aktiviteti ekonomik e që do të nevojitet rikuperim disa vjet, raporton EO.
“Nëse nuk kalon ky procesi i rishikimit do të jetë problem më gëzua pakon emergjente në të njëjtën kohë rrezikohet funksionimi i pjesës së mbetur të sektorit privat dhe një numër i ri në mungesë të likuiditetit që ata të humbin vendet e punës”.
“Kthimi mbrapa do të kërkoj riorganizim komplet buxhetit, atëherë do të kemi shkurtime drastike edhe të pjesa e investimeve edhe të pjesa e sektorit publik të paga në gjetjen e fondeve që të implmentohet kjo pjesë e pakos”.
“Do të detyrohemi në rast se nuk ecë ky proces me u kthyer mbrapa, nuk do t’i kemi 620 milionë si janë projektua por duhet të reduktohen gjitha shpenzimet që fatkeqësisht ky reduktim jo vetëm në numra por edhe aktiviteteve ekonomike për disa vite. Ajo që humbet sot nevojitet rekuperim disa vite”, u shpreh Krasniqi.