Mostakimi i Kurtit me Ramën për ditën e çlirimit, analistët: Protagonizmi i shfaqur nga të dy është i pafalshëm

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 09:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohës të çështjeve politike në vend e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me qasjen që kanë shfaqur ndaj njëri-tjetrit gjatë shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë thënë se mostakimi ndërmjet dy kryeministrave është i pa tolerueshëm e i pa falshëm. Por që sipas tyre, marrëdhënia që dy kryeministrat kanë mesë tyre nuk ndikojnë tekë qytetarët. 

Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka thënë për Ekonomia Online se ky protagonizëm i shfaqur i të dy kryeministrave është i pafalshëm. 

Ai ka thënë se është e pa pranueshme edhe mospjesëmarrja e kryeministrit Rama në shënimin e ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

“Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kosovë me 10 qershor që simbolik tjetër përpos periudhës kur është çliruar Kosova, 25 vjetori i çlirimit është edhe shënimi i ditës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Lidhja shqiptare e Prizrenit ka përbashkuar të gjithë shqiptarë që kanë influencuar atëherë kanë pasur pozita të rëndësishme të gjithë shqiptare gjithandej të trojeve shqiptare drejt mbrojtës se kauzave shqiptare. Në atë ditë, për mua është e papranueshme dhe nuk dua të hedh këtu fajësi vetëm te njëri apo të tjetri kryeministër, po përderisa ai ka qenë në Kosovë, nikoqiri është kryeministri ynë Albin Kurti. Atëherë për mua është e papranueshme që gjithë ky protagonizëm i dy anshme i dy kryeministrave tonë është i pa falshëm”, ka thënë ai.

Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për mos takim me ish-kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Ai ka theksuar se mos pajtime e bindje të ndryshme mund të ketë gjithsecili, por që sipas tij, është e pa pranueshme që gjithë kjo neveri të shpërfaqet në publik nga një kryeministër i cili deri dje në programin e tij ka pasur edhe ide për bashkimin e shqiptarëve. 

“Jemi në periudhën ku shqiptaret kurrë nuk kanë qenë më të përfaqësuar politikisht gjithandej në Ballkan. Kam këtu parasysh edhe kryeministrin e deri djeshme të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe si ka mundësi si shpjegohet që zotri Gjaferi nuk ka qenë i pritur asnjë herë si kryeministër nga kryeministri ynë Albin Kurti. Probleme pakënaqësi, mos pajtime, bindje të ndryshme gjithsecili mund të ketë por është e pa pranueshme që gjithë kjo neveri të shpërfaqet në publik nga një kryeministër i cili deri dje në programin e tij ka pasur edhe ide për bashkimin e shqiptarëve. Unë nuk e di në një situatë tjetër që Kosova edhe qeveri saj kanë pasur një qasje me agresive dhe më jo pranuese ndaj homologëve të saj. Raportet tona si Kosovë nuk kemi konsistencë as me faktorin shqiptarë në rajon, mirëpo as me faktorët vendimmarrës në BE, e mos të flasim për aletin tonë kryesor SHBA, të cilët në vazhdimësi kanë kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai. 

Analisti politik, Arton Muhaxheri, ka thënë për Ekonomia Online se kjo nuk është hera e parë që Kurti nuk është takuar me kryeministrin shqiptar, por që sipas tij, ky është një gabim i madh që Kurti e ka bërë vazhdimësi në raport me kryeministrin Rama.

Ai ka thënë se mos paska e marrëdhënieve të mira ndërmjet kryeministrave nuk është pasqyrë e mirë as ndërkombëtarësh por as për dy vendetë tona. 

“Nuk është rasti parë që kryeministri Kurti nuk e pret kryeministrin Rama dhe mendoj se është një gabim jashtëzakonisht i madh që Kurti në vazhdimësi e ka bërë në raport me kryeministrin Rama. Kjo natyrisht që i acaron marrëdhëniet mes dy kryeministrave se popujt ose vendet tona nuk munde t’i prish askush. Por që kryeministrat mes veti nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe kjo nuk është pasqyrë e mirë as për ndërkombëtarët që na kanë ndihmuar dhe as për vetë qytetarët e dy vendeve sepse dy kryeministrat po refuzohen të takohen ose po të vjen mysafiri në shtëpi dhe ti nuk po e pret. Ti e bënë përzgjedhjen diçka tjetër që është më pak e rëndësishëm se sa pritja e kryeministrit të Shqipërisë i cili po të vjen në vizitë në shtëpinë tënde”, ka thënë ai.

Ekonomia Online i ka dërguar pyetje Zyrës së kryeministrit për të marrë një qëndrim se pse nuk ka pasur një takim mes Kurtit dhe Ramës, porse deri në publikimin e shkrimit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme