Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e UÇK-së: Lavdi e përjetshme

Osmani nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e UÇK-së: Lavdi e përjetshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo theksoi se ata zgjodhën nderin mbi frikën dhe atdheun mbi jetën, duke u shndërruar në simbol të lirisë. Presidentja Osmani u shpreh se sakrifica e tyre […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo theksoi se ata zgjodhën nderin mbi frikën dhe atdheun mbi jetën, duke u shndërruar në simbol të lirisë.

Presidentja Osmani u shpreh se sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron liria e Kosovës dhe se gjakut të dëshmorëve i detyrohet flamuri i Republikës që sot valon i lirë.

“Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së,” përfundoi ajo

Të ngjashme