Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet lartë, mbi vlerat e normales, sikurse edhe indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.