Mot i ashpër në Kanada, sinoptikanët paralajmërojnë ciklone “të pamëshirshme” këtë javë

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Këtë javë Kalifornia po përgatitet për mot më të ashpër parashikojnë sinoptikanët, të cilët paralajmërojnë për një “paradë të pamëshirshme të cikloneve”.

Shteti amerikan është përfshirë që prej javës së kaluar nga reshjet e rrëmbyeshme dhe erëra të dëmshme që vranë 12 njerëz në 10 ditë, tha guvernatori Gavin Newsom.

Më shumë se 120,000 njerëz janë ende pa energji që nga mëngjesi i së hënës.

Guvernatori paralajmëroi të dielën se moti më i keq do të ndodhë në 48 orët e ardhshme.

“Ne presim të shohim më të keqen ende përpara nesh,” tha guvernatori Newsom në një konferencë shtypi.

Ky raund i ri i motit të ashpër do të sjellë shi të dendur në lumenjtë tashmë të përmbytur, erëra që pritet të rrëzojnë pemët dhe linjat e energjisë elektrike dhe borë të madhe në Kaliforninë verilindore.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) tha se shiu më i madh dhe më i përhapur ka të ngjarë të ndodhë rreth të martës në mëngjes dhe pasdite dhe ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje në zonat përreth Los Anxhelosit, duke përfshirë Orange County dhe Malet e Qarkut San Bernardino.

Të ngjashme