Sot gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura që do të rriten ndjeshëm.
Në fillim të javës nga Atlantiku verior një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, me erëra të fuqishme si dhe të reshura shiu, që më pas do të shndërrohen në borë.
Në fillim të javës me erërat që parashihet të fryjnë pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.
Mot më i ftohtë dhe me erë. Të martën kryesisht me vranësira, kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore.
Ditën e mërkurë kryesisht vranët, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.