Mot i ndryshueshëm javën e parë të prillit, në këtë ditë temperatura arrin 20 gradë

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Mot i ndryshueshëm javën e parë të prillit. Vranësira, diell dhe shi.  Temperatura edhe deri në 20C ditën e premte, parashikon “Prishtina Weather”.

3.04.2022 – Mot i ndryshueshëm po parashihet për javën e parë të muajit prill.  Fillimisht me më shumë vransira, por pa mundësi të mëdha për të reshura.  Në aspektin termik mbetet më ftohtë ditën e hënë, e deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell.

Nga dita e enjte sërish parashihet të mbajë mot i vranët, e kohëpaskohe me të reshura shiu, që deri në mbrëmje pushojnë.  Ditën e premte më pas, më ngrohtë e kryesisht me diell.  Sipas parashikimeve të fundit, mot të ndryshueshëm do kemi edhe në fundjavë.  Diell e ngrohtë të shtunën, e ditën e diel të reshura shiu.

Cilësia e ajrit gjatë ditës në pjesë të madhe të vendit mbetet në vlera të pranueshme.  Orëve të mbrëmjes me periudha më të zgjatura të qetësisë, ndotësit ajror mbeten më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit edhe mund të kaloj në vlera të dobëta.

Datat:

4.04 – Mot kryesisht i vranët.  Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, apo edhe reshje të dobëta bore në vise më të larta.

5.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën.  Në mbrëmje kthjellime.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes.  Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vransirat shtohen.

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat mjaft të ndryshueshme.  Minimalet të hënën zbresin edhe deri në 0C, e të enjten rriten edhe në 6C e 7C.  Maksimalet në rritje nga 10C deri 18C ditën e mërkurë, të enjten me një rënie në 12C, për të shënuar rritje deri në 20C ditën e premte.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme