Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në vendin tonë, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.