Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.