Në Kosovë këtë të mërkure do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Në njoftimin e Institutir Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.