Në dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.