Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me shi, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.
Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.