Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur si dhe nëntë të tjerë të lënduar.
Stuhia shkaktoi rrëshqitje të dheut në Sao Paulo të Brazilit, raporton BBC-ja.
500 familje kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.
Guvernatori i Sao Pauolos, Joao Doria, ka lëshuar fonde emergjente për të ndihmuar zonat e prekura.
Ministria Federale e Zhvillimit Rajonal në Brazil, deklaroi se gjendja është duke u monitoruar.
Moti i keq në disa pjesë të botës ka rritur aktivizimin për luftimin e ndryshimeve klimatike, pasi e shohin si faktorin kyç në çrregullimin natyror.