Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.
Po ashtu, për sot parashikohet edhe riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara të vendit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.