Moti mbi vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme nuk përjashtohen mundësitë për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mund të shkojnë deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.