Sot në vend do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa do të ketë mundësi për riga lokale shiu.
Edhe pse nga Mesdheu do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare, ditën e enjte, sërish pritet të shtrihen nga veriu masa të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat, e në mëngjes priten edhe ngrica.
Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5 deri në 8 gradë Celsius.