23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë. Që nga orët e paradites priten zhvillime të shtrëngatave, ku gjatë ditës do të jenë më intenzive, vende-vende të shoqëruara edhe me breshër.
24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.
25.07-26.07 – Mot kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
27.07 – Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C, të hënën, deri në 23C, nga dita e martë.
Do të fryejë erë mesatare krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.