Në Kosovë sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell, ndërkaq mengjesi do të jetë i freskët dhe në shumë vende mund të paraqiten edhe mjegullm, kryesisht në ultësira.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë celsius”.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.